Gjirokastra mistike po të pret!
Edicioni i pestë i Check-In Festival rikthehet në qytetin e gurtë me emocione, energji dhe surpriza të reja që nuk duhen humbur. Dy netë me muzikë live nga emrat më të njohur të skenës shqiptare, aventura me makina buggy dhe një panair artizanal ku tradita merr formë përmes punimeve të mjeshtrave vendas.
AKTIVITETE
Tre ditë për të zbuluar Gjirokastrën ndryshe, me ngjyra, energji dhe ritëm. Merr miqtë më të mirë dhe përgatitu për fundjavë fantastike!
Koncert & Afterparty
Na u bashko për të kënduar dhe kërcyer nën tingujt e muzikës live që do të performohet nga Ahmet Kilic, Johkoba, Flo, Alban Skënderaj, Tayna dhe Ledri Vula. Artistët më në zë të momentit të presin në Sheshin Çerçiz Topulli dhe në tunelin e Kalasë së Gjirokastrës.
Off Road
Terrene sfiduese, shtigje të paprekura dhe pamje mahnitëse do të të shoqërojnë në një eksperiencë që të mbetet gjatë në mendje. Nëse je fans i shpejtësisë dhe adrenalinës, eja në Check-In Off-Road.
Datat: 5, 6 & 7 shtator
Nisja: Caravan Horse Riding Albania
Çmimi: €35
Kohëzgjatja: 1.5 orë
Kapaciteti: 10 makina “buggy”
Itinerari: Liqeni i Çinit
Për rezervime: +355692970564
Panair Artizanal
Në Check-In Festival, kultura dhe tradita shqiptare marrin trajtë përmes duarve të artizanëve të talentuar, që përcjellin traditën dhe historinë në çdo detaj të krijimeve të tyre. Panairi artizanal të jep mundësinë të eksplorosh botën e punimeve të realizuara me mjeshtëri, objekte autentike, të veçanta dhe të punuara me përkushtim.
Kalendari i Aktiviteteve
Një fundjavë feste me aktivitete argëtuese, kulturore dhe sportive.
Panair Artizanal
Sheshi “Çerçiz Topulli” 10hKape Aventurën
Liqeni i Çinit 10h Off-RoadElectronic Night
Tuneli i Kalasë 5h JohkobaFloAhmed KilicPanair Artizanal
Sheshi “Çerçiz Topulli” 10hKape Aventurën
Liqeni i Çinit 10h Off-RoadPop Night
Tuneli i Kalasë 4h LedriTaynaAlban SkënderajPanair Artizanal
Sheshi “Çerçiz Topulli” 10hKape Aventurën
Liqeni i Çinit 10h Off-RoadBli biletën tënde
Zgjidh biletën që të përshtatet dhe mos e humb Check-In Festival!
Çfarë Thonë Për Ne?
Zbulo lajme dhe artikuj mbi festivalin dhe eksperiencën unike në Check-in Fest Albania.
Check-In Fest Vlora

Të mbeten disa orë të lira midis njërit aktivitet dhe tjetrit? Merr disa orë për të eksploruar vende...
More DetailsTID Vlora – Qendra Historike

Shoqata TID Vlora është themeluar nga Bashkia Vlorë, AADF (Albanian American Development Foundation) dhe perfaqësues te biznesit të...
More DetailsArtikull – 5 gjërat që mund të bësh në Korçë

Një fundjavë në Korçë nuk është e mjaftueshme për të eksploruar një prej rajoneve më të pasura të...
More Details