5 Gjëra që mund të bësh në Shkodër

Je në Shkodër për Check-in Fest? Të mbeten disa orë të lira midis njërit aktivitet dhe tjetrit? Mos humb asnjë çast por nisu në eksplorim të xhevahireve të qytetit. Lista është gjatë, megjithatë ne po ju listojmë 5 aktivitetet tona të preferuara.  

Panorama mbi Kalanë e Rozafës
Vizito fortesën historike nga ku mund të shijosh njëkohësisht perëndimin mbresëlënës mbi qytet, liqenin e Shkodrës dhe alpet shqiptare.

Shëtijtje buzë liqenit
Merr biçikletën dhe shëtit buzë liqenit të Shkodrës. Një korsi e dedikuar do të të shoqërojë përgjatë bregut në Shirokë nga ku mund të shijosh një panoramë piktoreske.

Pedonalja e qytetit          
Nëse do të eksplorosh Shkodrën e para 150 viteve, bëj një xhiro në Pedonale dhe endu nëpër rrugicat e saj. Aty do të gjesh shpirtin e qytetit të vjetër.

Vizitë në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”
Mos u largo nga Pedonalja pa vizituar dhe Muzeun e Marubit. Shijo koleksionin e jashtëzakonshëm të fotografive nga Shqipëria e shek. XIX dhe XX.  

Eksursion në Urën e Mesit        
Vetëm 8 km larg qytetit, e vendosur në një natyrë përrallore ndodhet Ura e Mesit. Një monument 3-shekullorë që qëndron krenar mbi lumin Kir.

This will close in 20 seconds