Të mbeten disa orë të lira midis njërit aktivitet dhe tjetrit? Merr disa orë për të eksploruar vende dhe aktivitete interesante në Vlorë. Mundësitë janë pafund, por ne po ju listojmë 5 aktivitetet tona të preferuara.
Shëtitje në Lungomare
E dimë që keni ardhur këtë fundjavë në Vlorë për të shijuar Check-in Fest, megjithatë kjo nuk do të thotë që ju s’mund të bëni pak vrap mëngjesi përgjatë Lungomares. Freskia dhe qetësia përrallore e detit do t’ju bëjnë të harroni lodhjen e javës dhe të rigjeni energjitë e humbura. Në fund të vrapit, mund të shijoni dhe një kafe të mirë në diell dhe me pamje nga deti.
Vizitë në Zvërnec
Fare pranë qytetit ndodhet mini-ishulli i Zvërnecit. I vendosur në Lagunën e Nartës, ky vend piktoresk është një destinacion turistik unik, jo vetëm për Vlorën por për të gjithë Shqipërinë. Ishulli lidhet me tokën nëpërmjet urës së drurit, dhe ju ofron setin ideal për të bërë foto të bukura për Instagram. Ndërsa Manastiri i vjetër bizantin ju ofron arratisjen perfekte nga kaosi i qytetit.
Ngjitje në Kuzum Baba
Të jesh i sigurt që Kuzum Baba nuk është vetëm një objekt kulti. Ky vend me një energji të çuditshme është një “tarracë” bresëlënëse mbi qytet. Ngjitu lart në kodër dhe do të kesh Vlorën në pëllëmbë të dorës. Shijo perëndimin e mrekullueshëm mbi det dhe vizito vendin 500-vjeçar të pelegrinazhit për besimtarët bektashi.
Vizitë në Kalanë e Kaninës
Nëse po kërkon një panoramë akoma më të bukur atëherë vizito Kalanë e Kaninës. E vendosur 380m mi nivelin e detiti, para saj shtrihet i gjithë gjiri i Vlorës. Do të mbetesh pa fjalë!
Nw kwtw kala do të gjesh gjurmë që prej periudhës Ilire, Bizantine, Veneciane, madje dhe Otomane. Kaq shumë shtresëzime në një kala të vetme vështirë se i gjen kund tjetër.
Shijo gatimin tradicional Nëse jeni dhe ju si ne, atëherë ushqimi i mirë ëshë gjeja e parë që do të doni të provoni në Vlorë. Restorante moderne, me kuzhinë kryesisht Italiane dhe produkte deti, i gjeni kudo përgjatë Lungomares dhe brenda në qytet. Megjithate nuk duhet të ikni pa provuar qengjin në hell apo byrekun tradicional. Në Vlorë shijojnë më mirë se askund tjetër.