Një festival për qytetet tona

Për 3 ditë me rradhë, njerëz nga i gjithë vendi bëhen bashkë për të festuar dhe për t’u harruar mes turmës dhe muzikës së mirë. Ja pse festivalet na kanë munguar kaq shumë. Sepse janë vendi ideal ku, edhe pse vetëm për një fundjavë, e vetmja gjë që ka rëndësi është t’ia kalosh mirë.

Nga dëshira për t’ia kaluar mirë lindi dhe Check-in Fest Albania. Një festë e madhe që viziton 5 qytete, në 5 fundjava. Festivali është një ftesë për t’u gjetur mes njëri tjetrit në rrugët e qyteteve tona dhe për të dëgjuar poezinë e tyre.

Qëllimi është të rikthejmë vizitorët shqiptarë në qytetet shqiptare duke promovuar kulturën, historinë dhe artin e tyre.

Ne duam t’i japim kujtdo mundësinë për të hapur mendjen, teksa shijon muzikë të mirë, njeh njerëz të rinj dhe krijon kujtime të paharrueshme.

I menduar si një festival lëvizës, Check-in Fest nis në Shkodër për të udhëtuar më pas drejt Gjirokastrës, Korçës, Vlorës, e për të mbërritur në destinacionin final në Tiranë.

Me një program të ngjeshur aktivitetesh, ky festival ofron diçka argëtuese për këdo. Ekspozita në qiell të hapur, festa me balona për fëmijë, gjueti thesaresh, konferenca shkencore dhe jo vetëm. Muzika e zgjedhur elektronike do të pushtojë rrugët në Check-in Party, ndërsa në mbrëmje një koncert i madh live me artistë të njohur do të ndezë natën.

3 ditë paharrueshme të mbushura me art, muzikë dhe trashëgimi. Një përvojë shumë-dimensionale ku çdo aktivitet është një arsye e fortë për festuar sëbashku dhe për të bërë check-in.

This will close in 20 seconds