Shoqata TID Vlora është themeluar nga Bashkia Vlorë, AADF (Albanian American Development Foundation) dhe perfaqësues te biznesit të zonës. Qëllimi kryesor i shoqates eshte rijetëzimi i Qendrës Historike të Vlorës. Shoqata do të zhvillojë të gjitha aktivitetet që synojnë rritjen e ndërgjegjesimit dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete për zhvillimin ekonomik të zonës TID (Qendra Historike e Vlores),për rijetëzimin, promovimin, ofrimin e aktiviteteve strategjike e administruese si dhe ruajtjen e elementëve tradicionalë të trashëgimisë kulturore të kesaj zone. Ky projekt rijetëzues synon t’i rikthejë vlerat që i takojnë Qendrës Historike. Pas përfundimit të fazës restauruese do te vijoje faza më e rëndësishme, e cila ka si objektiv rigjallërimin e zonës. Këtu përmendim: përfaqësimin, lobimin dhe mbrojtjen e interesave, marketingun e zonës, krijimin e hapësirave të reja të biznesit, mundesitë për punësim, krijimin e një zone më të pastër e më të sigurt, akses më të mirë, shoqërizim,etj.
TID Vlora është projekti i tetë në Shqipëri. Pas implementimit me sukses të këtij projekti në qytetin e Shkodrës, Korcës, Tiranës, Krujës, Gjirokastrës e Beratit, u vendos që ky projekt të fillonte edhe në Vlorë falë investimit dhe mbeshtetjes së AADF(Albanian American Development Foundation), Bashkisë Vlorë dhe Qeverisë Shqiptare. Shoqata TID Vlora, është një organizatë jo-fitimprurese e cila synon zgjerimin e zonës historike si një zonë vibrante, historike e inovative, një vend tërheqës i zhvillimit urban.
Qendra Historike e Vlorës, është një zonë me vlera të konsiderueshme historike për qytetin e Vlorës,me ndertesa të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit XX, duke perfshirë në të 13 ndertesa monument kulture të kategorisë së parë si: Muzeun e Pavaresise,rrugen e Hebrejve, Muzeun Etnografik, Klubin Labëria, kullën e Sahatit,etj. Fatkeqësisht, kjo zonë e lavdishme, ishte lënë në harresë për një periudhë të gjatë kohe, objektet ishin rrënuar dhe i vetmi aktivitet qe mbizoteronte në zonë ishte tregtimi i rrobave të përdorura. Kjo nxiti dëshirën për të rikthyer në identitet Qendrën e lavdishme historike të Vlorës. Ky projekt synon të rivitalizojë,ruajë dhe zgjerojë zonën histo rike, t’a kthejë këtë zonë në një atraksion turistik për vendasit e të huajt, në një destinacion mundësish për biznes e turizëm. Ky projekt rijetëzues synon përfshirjen e të gjitha grupmoshave duke realizuar aktivitete sociale, kulturore, argëtuese, promovuese, nxitje punesimi,etj. Vlora është një qytet i mrekullueshem,i cili vec bukurive që i ka falur natyra ka edhe historinë e tij të lavdishme. Duke rivitalizuar dhe transformuar këtë zonë, duke bashkëvepruar me aktore te ndryshëm, duke permiresuar hapësirat publike,duke rritur mundesitë për biznes e punësim, kjo zone që perfaqeson trashegiminë e vyer historike të qytetit, do te rimarrë vlerat që i takojnë.
Shoqata TID Vlora është themeluar nga Bashkia Vlorë, AADF(Albanian American Development Foundation) dhe perfaqësues te biznesit të zonës. Qëllimi kryesor i shoqates eshte rijetëzimi i Qendrës Historike të Vlorës. Shoqata do të zhvillojë të gjitha aktivitetet që synojnë rritjen e ndërgjegjesimit dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete për zhvillimin ekonomik të zonës TID (Qendra Historike e Vlores),për rijetëzimin, promovimin, ofrimin e aktiviteteve strategjike e administruese si dhe ruajtjen e elementëve tradicionalë të trashëgimisë kulturore të kesaj zone. Ky projekt rijetëzues synon t’i rikthejë vlerat që i takojnë Qendrës Historike. Pas përfundimit të fazës restauruese do te vijoje faza më e rëndësishme, e cila ka si objektiv rigjallërimin e zonës. Këtu përmendim: përfaqësimin, lobimin dhe mbrojtjen e interesave, marketingun e zonës, krijimin e hapësirave të reja të biznesit, mundesitë për punësim, krijimin e një zone më të pastër e më të sigurt, akses më të mirë, shoqërizim,etj.